Ka pasur gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërsa po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”./arbresh.info/
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...