Londra do të dërgojë aparate për frymarrje në Indi për të ndihmuar vendin e prekur nga koronavirusi, njoftoi qeveria britanike.
“Britania do të jetë gjithmonë atje për Indinë kur ajo ka nevojë për të,” tha kryeministri britanik Boris Johnson, i cili anuloi vizitën në Indi për shkak të pandemisë, transmeton portali arbresh.info
Kreu i qeverisë britanike tha se është i “prekur thellë” nga vala e mbështetjes britanike për Indinë dhe shprehu kënaqësinë që qeveria po siguronte mbështetje që do të shpëtonte jetën , shkruan France Presse.
Boris Johnson pritet të flasë me homologun indian Narendra Modi të martën për të “thelluar bashkëpunimin midis dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”.
India vetëm në 24 orët ka raportuar për mbi 3 mijë humbje jete për shkak të koronavirusit./arbresh.info/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...