500 mijë qytetarë në vendin tonë janë vaksinuar me vaksinat kundër koronavirusit Covid-19.
Objektivi për të vaksinuar gjysmë milionë banorë ishte deklaruar nga kryeministri Edi Rama, i cili kishte thënë se do të përmbyllej brenda muajit Maj.
Por vetë kreu i qeverisë thotë se ky zotim është përmbushur përpara afatit, teksa shton se do të vijojnë vaksinimet e qytetarëve për të arritur në shifrën e 1 milion.
“29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani”, shkruan në Facebook Rama.
U kry?
*29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve? Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani??♂️
Posted by Edi Rama on Sunday, 2 May 2021

E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...