Në Kosovë do të zbarkojë një kontingjent me vaksina kundër koronavirusit, sasia e së cilës nuk është bërë e ditur, ka njoftuar Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
I njëjti ka thënë se do qëndrojë në Kosovë më 5 maj, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor. Të mërkurën Komisioneri Varhelyi ka njoftuar se do të vizitojë edhe Shqipërinë.
Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës “BioNTech/Pfizer” do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht.
Siç thotë edhe komunikata, vaksinat janë ndarë nga pakoja 70 milionë euroshe, e siguruar nga Bashkimi Evropian.
“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe për punëtorët e tyre shëndetësorë, si dhe ata më të rrezikuarit nga pandemia. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.
Kosova në kontingjentin e parë ka marrë 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro./arbresh.info/
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...