Muaji i Ramazanit dhe ora policore në Maqedoninë e Veriut, u bë shkas që sot shumë qytetarë të vendit të marrin rrugën drejt Kosovës për të bërë iftar.
Pas iftarit, kolona të gjata me vetura janë parë duke pritur në hyrje të vendit në kufirin e Bllacës.
Si pasojë e rrëmujës së krijuar, shumë prej tyre janë parë jashtë veturave, duke pritur për të kaluar kufirin.
Në vend, sot nuk do të ketë as orë policore, kjo për shkak të masës së re të Qeverisë që gjatë festave fetare të mos ketë ndalesë të lëvizjes. Nga ana tjetër, objektet hotelerike punojnë deri në ora 20:30 dhe klientë mund të shërbejnë vetëm në pjesën e hapur, kurse në vend sot do të jetë edhe ditë jo pune, për shkak të 1 Majit – Ditës së Punëtorëve./TV21
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë