Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se, PDK nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Kurti.
Sipas tij, Kurti është dashur të kërkonte takim para nisjes në Bruksel, vizitë kjo që sipas tij u realizua krejtësisht për qëllime të dialogut.
“Ne nuk kemi pranuar asnjë ftesë nga Kurti. Në rast se ai do ta kishte seriozisht koordinimin me opozitën, do duhej ta bënte para nisjes në Bruksel sepse kjo vizitë i ka shërbyer dialogut. Vendi i vetëm ku do duhej të diskutohen temat e tilla është Kuvendi i Kosovës dhe nuk mendoj që ka vend për takime të ngushta me kah 2-3 veta nëpër restaurant”, ka thënë Tahiri./arbresh.info/
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...
Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur bashkëpunim të ngje...
Trumpi shpall armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit
Liverpool favorit për transferimin e Marcos Senesi
Silva drejt transferimit tek Inter Miami