Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se një dialog konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës me respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë alternativë.
Sipas tij, të dyja palët duhet të kërkojnë një zgjidhje për Kosovën pa ndërhyrje të jashtme dhe vendosjen e afateve dhe recetave artificiale.
Në një intervistë për “Jedinstvo”, Kharchenko thotë se Rusia ndan vlerësimin e Beogradit se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është një element kryesor në sigurimin e të drejtave dhe sigurisë së popullatës serbe në Kosovë.
Ai gjithashtu thotë se “fakti që Prishtina injoron detyrimet e saj në Bruksel ngre shqetësime serioze, ndërsa e konsideron siç e quajti ai “retorikën e “Shqipërisë së Madhe” shumë të rrezikshme dhe dëmton zgjidhjen e çështjes së Kosovës”./arbresh.info/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...