Evropa ka regjistruar mbi 50 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 1.382.000 raste të reja.
Kjo shifër tregon për një mesatare prej 197.400 rastesh në ditë.
Shumë vende europiane kanë raportuar një rënie të rasteve ditore në dy javët e fundit.
Disa qeveri kanë filluar të lehtësojnë masat. Britania e Madhe ka rihapur bizneset jo-thelbësore dhe kafenetë në natyrë.
Lehtësimi i masave erdhi pas një bllokimi mbarëkombëtar dhe një fushate të gjerë vaksinimi.
Italia ka miratuar në mënyrë të pjesshme baret, restorantet, kinematë dhe teatrot, ndërsa Franca, e cila ka numrin më të lartë të rasteve në Evropë, ka raportuar një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve.
Mbi 1.060.900 njerëz kanë vdekur në Evropë që nga fillimi i pandemisë./lajmi.net/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...