Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se sot është ditë dhimbje dhe zie për Kosovën, meqë është dita e të pagjeturve. Ai pas homazheve në Mejë theksoi se gjithë martirët e rënë janë pjesë e një politike të shfarosjes.
“Lirinë që e gëzojmë sot, pavarësinë që e gëzojmë sot dhe shtetin sovran dhe të pavarur është një arritje dhe një ndërtesëpolitike, e cila është e ndërtuar mbi themelet e sakrificës së martirëve të Mejës dhe të martirëve dhe dëshmorëve kudo në Kosovë. Nuk ka pjesë të vitit e cila është më e vështirë dhe më e rëndë, jo vetëm për familjarët në Mejë por për çdo familje në Kosovë, por janë edhe muajt e krenarisë dhe çlirimit në Kosovë”, shtoi ai.
Hoxhaj shtoi se Serbia ka përgjegjësi politike, morale dhe legale për masakrën në Mejë dhe për gjitha masakrat tjera në Kosovë.
Në vendin e quajtur “Reka”, ushtria jugosllave, policia dhe njësia paraushtarake serbe vranë më shumë se 370 civilë. 36 viktima ishin nën 18 vjeç. Ndërsa, 13 persona ende llogariten të zhdukur./RTK/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...