Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka reaguar pas kritikave që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës dhe posaçërisht kryeministrit Albin Kurti, të cilët votuan dje për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Ajo i lutet qeverisë shqiptare që urgjentisht t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë ta kenë atë.
Sipas Nishliut, nuk duhet të ishte diskutimi pse votuan, por pse ata nuk janë të mbrojtur dhe pjesë e OKB-së.
“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, ka shkruar këngëtarja./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...