Roma rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë në gara Evropiane sezonin 2021/22.
Në xhiron e 32-të në Serie A, Roma mori vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Atalantën.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët.
Në minutën e 26-të, Ruslan Malinovsky i befasoi vendasit, duke shënuar për 0-1.
Roma barazoi gjithçka në minutën e 76-të, realizoi Bryan Cristante, që doli të jetë goli përfundimtar i ndeshjes.
Roma tani ka shkuar në kuotën e 55 pikë, është pesë pikë larg zonës që3 dërgon në Europa League, që mund të shkojë në tetë nëse fiton Napoli dhe 10 pikë larg zonës Champions.
Në anën tjetër, Atalanta sonte humbi mundësinë për ta kaluar në renditje Milanin, duke mbetur në pozitën e tretë me 65 pikë, aq sa Juventusi në të katërt.
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...