Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen prej 20 eurosh nga pensionistët.
Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore me një të moshuar.
Sipër fotografisë, Kadridaj ka ironizuar duke shkruar “Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll!”.
Ndryshe, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u vendos që të hiqen shtesat prej 20 eurosh për pensionistët.
Ish-kryeministri, Avdullah Hotit kishte marrë vendim që pensionet prej 90 euro t’i rris në 120, duke shtuar kështu nga 30 euro për pensionistët kosovarë. /arbresh.info/
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...