Tottenham ka kontaktuar agjentin e Maurizio Sarrit, Fali Ramadani, pasi shkarkuan Jose Mourinhon.
Sarri ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por “Zonja e Vjetër” mund t’ia ndërpres kontratën duke paguar 2.5 milionë euro në prill, përcjellë lajmi.net.
Tottenham shkarkoi Mourinhon dje, duke lënë në krye Ryan Mason si trajner i përkohshëm.
Sipas Football Italia, Spurs ka kontaktuar Sarrin duke i ofruar punën e kryetrajnerit.
Sarri gjithashtu kërkohet nga një numër i madh i klubeve në Seria A, përfshirë Roman, që shihet si destinacioni favorit nëse vendos të mbetet në Seria A.
Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmby...
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra