Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, mbrëmë në emisionin Rubikon ka deklaruar se po të mos kishte qenë reagimi i fuqishëm politik dhe qytetar, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdonte skenarin e saj për përmbysjen siç tha ajo të rendit kushtetues.
“Për të zgjedhur zonjën Rushiti presidente, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se ka qenë një ndërmarrje tërësisht antikushtetuese. Z. Kurti nuk brengoset aq shumë për rregullat, nuk është vetëm çështje e rregullave dhe e ligjit se respektimi i tyre nuk do të duhej të ishte as temë”, tha Çitaku.
Sipas saj, Kurti ndjenë nevojë të madhe për të nënshtruar, poshtëruar dhe për të imponuar vetën si autoritet.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë