Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjysmëfinale mes Atleticos dhe Arsenalit

22:59 | 29 Prill 2026
D.H

Është mbyllur pa fitues me rezultat 1-1 sfida mes Atletico Madridit dhe Arsenalit e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje u vendos nga dy penallti, dhe një tjetër nxiti reagimi të mëdha që nuk u dha për Arsenalin në pjesën e dytë, shkruan Arbersh.info.

Ndeshja nisi ngadalë dhe pa raste shënimi, deri në minutën e 44-të kur u akordua penallti për “Topçinjtë”, pas rishikimit në VAR.

Aty i pagabueshëm ishte Viktor Gyokeres i cili shënoi për rezultatin 0-1.

Ndërkohë, në minutën e 56-të, tjetër penallti u akordua, kësaj radhe në të mirë të Atleticos edhe kjo pas rishikimit me VAR.

Përgjegjësinë për të goditur e mori Julian Alvarez, i cili e la të shtangur Rayan dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Në minutën e 78-të, gjyqtari Makkelie dha penallti serish për Arsenalin, mirëpo pasi shkoi ta rishikojë situatën në VAR, vendosi ta anulojë, kjo nxiti reagime të shumta.

Screenshot

Deri në fund dy skuadrat patën nga një rast shënimi por nuk ishin të saktë, dhe ndeshja përfundoi baras.

Ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme në “Emirates Stadium” ku edhe do të vendoset finalisti i parë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale