Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.
Ndërsa, më pas presidentja Osmani dhe kryetari Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc.
Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.
Ushtria policia dhe paramilitarët serb në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq./bs/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK