Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pohuar ekzistencën e një harte në lidhje me ndryshimin e kufijve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
I ftuar në emisionin “Zgjedhje 2021 në V+”, Rama tha se hartën e ka parë edhe më parë pasi ia kishte treguar homologu slloven, Janez Jansa.
“E kam biseduar kohë më parë. E kam parë edhe këtë dokument që ka dalë. Nuk kam asnjë koment”, tha Rama.
Si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan?
Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit. Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.
Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.
“Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale, por debati vazhdon.
Ndërkohë kryeministri shqiptar pohon se harta ekziston.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...