Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka folur për të ardhmen e tij tek klubi italian.
“Giallorosët” patën një duel të vështirë ndaj Ajaxit në “Stadio Olimpico”. Ajax doli në avantazh përmes Brobbey në min (49’), ku pas shtatë minutash shënoi Tadic, por goli u anulua nga sistemi VAR.
Shpresat e holandezëve u shuan nga Edin Dzeko i cili shënoi gol në min (77’).
Fonseca u pyet nëse do të ishte në krye të “Giallorossëve” pas triumfit në Europa League ku Roma arriti në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.
“Nuk e di për vitin e ardhshëm. E di që do drejtoj Romën në ndeshjen e ardhshme”, tha ai.
“Nuk jam duke u preokupuar për të ardhmen”, shtoi ai.
“Por, jam i afërt me skuadrën, dhe kështu dita ditës bëj punën time, nuk e di se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Paulo Fonseca.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...