Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se me 28 prill do të arrijnë 200 mijë doza të vaksinave kineze kundër Covid-19.
“Mëngjesin e sotëm kemi marrë konfirmimin nga Ambasada kineze që vaksinat kineze duhet t’i presim me 28 prill”, tha mes tjerash ministri Filipçe.
I pyetur se a do të porosisë Maqedonia e Veriut vaksina kundër Covid-19 që do të prodhohen në Serbi, Filipçe tha se për momentin vendi nuk ka nevojë për porosi shtesë.
“Për momentin neve nuk na duhen asnjë porosi për vaksina shtesë, sepse sipas planit aktual kemi siguruar dy milion e 600 mijë vaksina. Nga 800 mijë përmes sistemit COVAX dhe kontratës direkte me Pfizer. Nga 200 mijë vaksina kineze dhe ruse, 100 mijë vaksina që duhet të vijnë si ndihmë nga sistemi për solidaritet përmes BE, dhe 500 mijë vaksina Sinovac që duhet të vijnë në muajin maj”, tha ministri Filipçe.
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...