Mes tensioneve të përshkallëzuara në kufirin e Ukrainës me Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur luftanije shtesë në Detin e Zi në afërsi të Krimesë.
Rusët e quajtën këtë një provokim që duhet sprapsur. Për momentin, Aleanca e Atlantikut Verior nuk do të dërgojë trupa luftarake në mbështetje të Ukrainës, por Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg e bëri të qartë, se do të përforcohet “bashkëpunimi praktik” me ushtrinë ukrainase. NATO stërvit ushtarët ukrainas dhe konsulton udhëheqjen ushtarake në Kiev.
Po ashtu organizohen edhe stërvitje të përbashkëta. Anëtarët e veçantë të NATO-s furnizojnë me pajisje dhe armatime Ukrainën. Rusia ndërkohë, në një demonstrim të hapur force, ka nisur stërvitjen e saj në Detin e Zi. Ukraina akuzoi dy ditë më parë Kremlinin se nuk përfilli një kërkese për bisedime midis presidentëve të dy vendeve rreth grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit, por Moska tha se ushtarët janë në territorin e tyre, ndryshe nga forcat amerikane në rajon.
Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetri për përkeqësimin e situatës në rajonin lindor të Donbasit, ku trupat ukrainase luftojnë me forcat e mbështetura nga Rusia në një konflikt, që sipas Kievit, ka vrarë 14,000 njerëz që nga 2014./TCH/
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...