Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i quan paradoksale veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se mungesa e transparencës po shkurton jetëgjatësinë e saj.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se erdhën me shumë zhurmë, por ende nuk e kanë as planin qeverisës.
“Kjo qeveri zhurmën si tupan e punët kërkah. Dy muaj nga zgjedhjet dhe Qeveria po qeverisë pa program. Katër temat që duhet të përfshihen në program janë se nuk guxon të rritet çmimi i energjisë, të përfshihet Ligji i pagave, sigurimet shëndetësore për policinë dhe pensionimi i parakohshëm”, deklaroi Tahiri në një konferencë për medie.
Sipas deputetes, Teuta Haxhiu, AAK-ja me vëmendje po përcjellë zhvillet në lidhje me vendimet e Qeverisë.
Haxhiu e cilëson si “paradoks” dhe thotë se po mungojnë veprimet në lidhje me pandeminë.
“Kthimi në normalitet nuk mund të ketë pa program qeverisës, shfaqje të nepotizmit edhe prishje të raporteve me Shqipërinë. U godit ekonomia e vendit me masat e fundit. I zoti i shtëpisë prioritet duhet ta ketë shtëpinë e vet dhe po ja shkurton jetëgjatësinë qeverisë. Në rrethana ideale do të kishim durimin dhe mirëkuptimin për të mos kritikuar në tre mujorëshin e parë por i bëjmë thirrje qeverisë të na informojë në lidhje me programin qeverisës”, shprehet Haxhiu./arbresh.info/
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit