Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim ish-presidentët e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim kanë shkrua ish presidentët Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.
Ish-presidenti dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas takimit, në një postim në facebook tha se kur është në pyetje interesi i Kosovës duhet të bashkohen të gjithë.
“I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua”, shkruan Pacolli.
Osmani tha se kontributi i Pacollit ka qenë i rëndësishme në politikën e jashtme.
“Presidenti Pacolli i cili njëkohësisht që ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe zv.kryeministër që ka mbuluar politikën e jashtme për një kohë të gjatë në veçanti sa i përket raporteve bilaterale me shtetet veç e veç”, tha Osmani. /arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...