Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë, ata dyshohet se kanë kryer veprën “vjedhje e rëndë”.
Bëhet fjalë për një djalë me inicialet K.A, 20 vjeç dhe një femër M.G, 19 vjeçare.
Kështu për arbresh.info tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Mbrëmë rreth orës 22:30 njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari: K. A . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndodhur me datën 08.04.2021 në një lokal në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë. Gjatë kryerjes së kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, hetuesit policor përveç disa provave materiale që ndërlidhen me rastin e sipër shënuar, kanë hasur në personin e kërkuar nga Gjykata Themelore: -M.G. femër, 19 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të denimit”, tha ajo.
Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...