Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 55.791 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.408 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,74 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 33.454, përfshirë 253 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.
Institucionet shëndetësore tregojnë se 35.786 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 3,26 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi. Autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 40,9 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 305.103 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 2.408. Sipas shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 18,4 milionë vaksina, 7,57 milionë e të cilave janë dhënë si doza të dyta./AA/
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...