Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka uruar 9 Prillin – Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Hoxhaj në Facebook është shprehur se Kushtetuta reflekton vlerat më të larta të shoqërisë sonë të bazuara në rend dhe ligj.
Sipas tij, sot, patriotizëm e atdhedashuri është respektimi dhe ruajtja e kësaj Kushtetute.
“Fatkeqësisht, Kosova sot ka një shumicë parlamentare dhe një Qeveri e cila jo vetëm që nuk e ka njohur, por vazhdimisht e ka mohuar dhe luftuar misionin dhe funksionin e saj.”, shkruan Hoxhaj. Ai thekson se ky grup njerëzish që aktualisht qeverisin me vendin kanë ardhur në pushtet duke ndjekur rrugë dhe metoda antikushtetutese dhe paraqesin një rrezik permanent për rendin tonë kushtetues. “Partia Demokratike e Kosovës, siç ka ditur që të jetë pjesë e procesit të themelimit e më pas edhe ruajtjes së saj, do të dijë edhe sot që gjithmonë të jetë e gatshme për ta mbajtur të paprekshme atë. Urime, Kosovë!”, shkruan ai.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...