Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në komunikacion.
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 217 masa prej të cilave 16 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, 4 për mosregjistrim dhe tre për mosdhënie të përparësisë së kalimit për këmbësorë’, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 20 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 37 masa për këmbësorë, 16 për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër për kalim të të kuqe, dy masa për motoçiklistët dhe 49 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...
Anulohen fluturimet në gjithë Lindjen e Mesme pas sulmeve të...
Ambasada e Kosovës në Riad: Kujdes maksimal për qytetarët ko...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ministria e Jashtme thirrj...
PAMJE: SHBA-ja bombardon Iranin me një nga armët më të fuqis...