Shefja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të tre partive opozitare ka bërë thirrje që të anulohet seanca e paraparë të zhvillohet nesër.
Bujupi edhe një herë ka kërkuar heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe të arritur me Serbinë si dhe nga ajo për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Donika Kadaj e AAK-së, Glauk Konjufca i VV-së dhe Valdete Bajrami nga Nisma, i kanë bërë thirrje kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të anulojë seancën e ftuar për nesër.
Ata ftesën e konsiderojnë si provokim të radhës.
“Bëjmë thirrje për anulim të seancës si dhe fokusim tek heqja e nënshkrimeve”, ka thënë Kada-Bujupi.
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...