Ka më shumë se tri ditë që banorët e lagjes Hajvali në Prishtinë po përballen me vështirësi gjatë kalimit të rrugës “Brigada 153”, si pasojë e baltës që po bartin kompanitë e ndërtimit gjatë kalimit në këtë rrugë.

Balta ka mbuluar asfaltin dhe nuk dallohet nëse kjo rrugë është e asfaltuar.

Janë të shumtë kamionët të cilët pothuajse gjatë gjithë ditës kalojnë në këtë rrugë, duke u bërë shqetësim për banorët e lagjes.
Përveç baltosjes, pesha e rëndë e kamionëve po rrezikon edhe dëmtimin e kësaj rruge./ arbresh.info/



Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...