Klubi volejbollistik “ M Technologie “ ka fituar sfidën e tretë ndaj Kv Skenderajt dhe në këtë mënyrë është në finale të play offit ku do të takohet me ekipin e kv Dritës nga Gjilani .
Në ndeshjen e sotme në mes ekipit te M Technologie dhe ekipit të Skenderajt fitoi ekipi nikoqir me rrezultat të pastërt 3:0 me sete 25:19,25:20, 25:20 duke qenë edhe këtë vit pretendent për titull të cilin e kishte fituar vitin e kaluar, shkruan portali arbresh.info
Ndryshe, para disa ditësh në finale të kupës së Kosovës u takuan kv M Technologie dhe kv Drita dhe pas një drame të vërtetë kupa i takoi kv M Technologis nga Prishtina .
Në finale prapë takohen dy ekipet më të mira në vend të cilat gjatë gjithë kampionatit ishin në dy vendet e para .
Pritet një rivalitet i madh në mes këtyre dy ekipeve të cilat për ta fituar titullin duhet që njëri ekip t’i fitoj tri ndeshje. /arbresh.info/
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...