Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është votuar kërkesa e ardhur nga Qeveria e Kosovës që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për buxhetin e Republikës së Kosovës.
“Katër votuan pro dhe një përfaqësues i opozitës votoi kundër. Seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet nesër”, ka thënë Grabovci.
Në mbledhjen e kryesisë sipas tij, u diskutua edhe iniciativa e kryetarit të Kuvendit ku i propozoj opozitës dhe kryesisë që të kenë një seancë me një pikë të vetme – demarkacionin.
“Demarkacioni ende nuk është dokument, ende deputetët nuk e kanë marrë këtë marrëveshje zyrtarisht. Duhet ta marrin këtë marrëveshje dhe ta qesin në diskutim, të debatohet rreth saj”, ka thënë Grabovci.
Sipas tij, është e drejtë e deputetëve që për një shqetësim të thirret një seancë e veçantë, e këtë gjë opozita nuk e ka shfrytëzuar.
“Bllokimi i Kuvendit nënkupton bllokim të shtetit. Kemi bërë një kërkesë në emër 82 deputetëve nënshkrues që mos të vie deri tek një gjendje e tillë – një eskalim të dhunës. Çdo gjë që kemi bërë deri më sot e kemi bërë duke qenë të bindur që po i shërbejmë shtetit. Ne kërkojmë që të respektohen ligjet, të na krijohen mundësitë t’i shprehim vërejtjet/pakënaqësitë tona në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk është Kryesia dhe kryetari që duhet të ndërmarrin masa, por organet kompetente”, ka thënë ndër të tjera Grabovci.
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...