Konjufca: Opozita e vendosur të bllokojë Kuvendin

14:28 | 16 Nëntor 2015
M. A.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se opozita e bashkuar është e vendosur që të bllokojë çdo seancë të Kuvendit, njofton TV ARTA.

“Opozita e bashkuar është e vendosur që të bllokojë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës për arsye se ne kemi vendosur si kusht për Qeverinë e Kosovës se mbajtja e seancave është e mundur vetëm atëherë kur Qeveria të tërhiqet nga marrëveshjet e Brukselit. Deri më tash qeveria nuk ka dhënë kurrfarë shenjash që është e gatshme se do të tërhiqet nga këto marrëveshje, atëherë veprimet tona do të jenë po të njëjta. Do ti përdorim të gjitha metodat efektiv për të arritur qëllimin e caktuar, qëllimi i caktuar është mos funksionimi i Qeverisë së Kosovës brenda Kuvendit”, ka thënë Konjufca për TV Arta.

Ai ka theksuar se do të gjejnë mënyra për t’i bllokuar seancat edhe nëse ato tentohet të mbahen në ndonjë sallë tjetër.

“Ne konsiderojmë që duhet të merren të gjitha masat që të pamundësohet mbajtja e tyre, sepse ku do që mbahen ato e kanë vetëm një qëllim që të vazhdohet me masat e caktuara për implementimin e “Zajednicës”

Shpërndaje në rrjete sociale