Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se është tronditur nga paraqitja, siç e ka quajtur, e papranueshme, e skuadrës së tij në humbjen e thellë 3:0 kundër Liverpoolit në shtëpi.
Topçinjtë, që janë nëntë pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve tetë ndeshje para përfundimit të sezonit në Premierligë, u dominuan plotësisht nga të kuqtë dhe i pranuan të tri golat në pjesën e dytë.
Ishte një paraqitje e dobët nga Arsenali dhe Arteta e pranoi këtë pas ndeshjes.
“Ata ishin shumë më të mirë se ne në çdo repart. Unë jam plotësisht përgjegjës për këtë”, tha Arteta.
“Ne duam t’u kërkojmë falje njerëzve dhe tifozëve tanë”, shtoi ai.
Arteta ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga lojtarët e tij pas paraqitjes së tmerrshme kundër Liverpoolit.
“Jam i tronditur sepse nuk e prisja këtë. Sigurisht se nuk guxojmë të biem në këtë nivel prapë. E papranueshme kur ne e përfaqësojmë këtë klub futbolli dhe njerëzit që e duan këtë klub”./Gazeta Express/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...