Komanda e Rojës Bregdetare turke njoftoi se janë shpëtuar 231 emigrantë të paligjshëm që Greqia i ka kthyer prapa gjatë ditës në ujërat territoriale turke.
Sipas një deklarate nga komanda bëhet e ditur se elementët e Rojës bregdetare greke kanë kryer 7 kthime të ndryshme prapa të cilat kanë filluar që nga ora 03:30 dhe kanë përfunduar pas orës 12:33 sipas kohës lokale.
Roja bregdetare greke ka ndërhyrë ndaj gomoneve të emigrantëve duke i kthyer prapa në ujërat turke në brigjet e qyteteve Izmir, Balıkesir dhe Çanakkala.
Elementët e Rojës bregdetare turke me detyrë në rajon shpëtuan 231 emigrantë të parregullt dhe i dërguan ata në zona të sigurta.
Emigrantët e shpëtuar shprehën falënderime ndaj ekipeve të Rojës bregdetare turke.
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%