Kina ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, duke theksuar se heqja e sanksioneve është e nevojshme për kthimin e SHBA-ve në JCPOA.
Duke folur para gazetarëve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se çështja bërthamore e Iranit është në një fazë të ndjeshme, duke shtuar se Kina ka miratuar një qëndrim të drejtë dhe ka luajtur një rol konstruktiv në këtë drejtim, tranmseton portal arbresh.info
Ajo nënvizoi se Kina do të marrë pjesë në takimin që do të mbahet në Vjenë javën e ardhshme me qëllim për të bërë një konsensus për ruajtjen e JCPOA dhe për të diskutuar udhërrëfyesin për kthimin në faza dhe të ndërsjellë të Shteteve të Bashkuara në marrëveshje.
Hua tha se tërheqja e njëanshme e Shteteve të Bashkuara nga JPCOA ishte arsyeja kryesore e përshkallëzimit në çështjen e programit bërthamor të Iranit, duke shtuar se Kina mirëpriti ribashkimin e SHBA të marrëveshjes.
“Kina do të punojë me pjesëmarrës të tjerë në JCPOA për të avancuar zgjidhjen politike të çështjes bërthamore të Iranit, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj ligjore”, theksoi ajo./arbresh.info/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...