Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin në lidhje me mjedisin.
“Mjedisi i Kosovës është shkatërruar në mënyrë të shfrenuar në të gjitha aspektet duke filluar nga ajri i ndotur, fushat e hapësirat gjithandej të shëndërruara në deponi, ujrat e helmuara e deri te shkatërrimi i maleve”, shkruan Pacolli në Facebook.
Sipas tij, nuk është një imazh i mirë për Prishtinën, që në aksin kryesor të rrugës më të ngarkuar (Prishtinë-Mitrovicë), para Ambasadës së re të SHBA-ve dhe para varrezave të tolerohet kjo deponi e mbeturinave./arbresh.info/

“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...
Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...