Në vazhdën e urimeve nga homologë e drejtues të tjerë të lartë të shteteve të ndryshme, me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pranuar një letër urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.
Kjo është letra e plotë:
“I nderuar kryetar,
Duke ju përgëzuar për zgjedhjen Tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh në emrin tim personal dhe në emër të Dhomës së Deputetëve të Italisë, urimet e mia më të mira për kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme.
Jam i sigurt që së bashku do të kemi mundësi të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes dy kuvendeve tona, duke promovuar dialogun në mes parlamenteve që është përcaktues në përgjigjen ndaj sfidave dhe vështirësive, me të cilat përballen qytetarët tanë.
Duke ju shprehur urimet e mia më të përzemërta për ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit të kryesuar nga ju, për një punë të frytshme, pranoni konsideratën më të lartë.”
/arbresh.info/

Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...