Ish-presidenti i deritashëm, Besim Hasani, ia ka dorëzuar sot edhe zyrtarisht detyrën e udhëheqjes së Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqit.
Hasani, drejtuar KOK-un prej vitit 1996, e ka uruar presidentin e ri Krasniqi për marrjen e detyrës, duke i uruar suksese në mandatin e ardhshëm katër-vjeçar.
“Ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese. Uroj që përkujdesi dhe përkushtimi juaj të jetë maksimal. Stafin që është këtu e kam lutuar që të angazhohet edhe më shumë se sa me mua, vetëm e vetëm që kjo foshnje (KOK-u) gjashtë-vjeçare të rritet gradualisht”, tha ndër të tjera ish-presidenti Hasani, i cili shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij për KOK-un, sa herë që t’i kërkohet, transmeton arbresh.info
Nga ana e tij, presidenti Krasniqi falënderoi Hasanin për punën e bërë, duke i vlerësuar lartë fjalët e tij.
“Këto fjalë që mi thatë nuk do t’i harrojë kurrë dhe u premtoj se do të japim maksimumin për t’i mbajtur. Është e vëretetë që Komiteti Olimpik i Kosovës është një foshnje, por ne do të angazhohemi për ta rritur dhe për ta bërë ‘burrë'”, tha mes tjerash presidenti Krasniqi.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzim pranimit ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.
Krasniqi u zgjodh president i ri në Asamblenë Zgjedhore, të mbajtur më 25 mars 2021./arbresh.info/

Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...