Gazetari i njohur nga Shqipëria, Marin Mema është nderuar sot me çmimin Qytetar Nderi i Gjilanit nga kreu i kësaj komune, Lufti Haziri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haziri përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
Haziri thotë se Mema ka përpos që është një gazetar hulumtues, është edhe emër i një patrioti që kalon përmasat e kufijve Kosovës-Shqipëri.
Postimi i plotë:
Jam i nderuar që sot, në emër të qytetarëve të Gjilanit, ia dorëzova çmimin Qytetar Nderi i Gjilanit, gazetarit të njohur shqiptar, Marin Mema. Emri i Marinit, përpos i një gazetari hulumtues, është emër i një patrioti që kalon përmasat e kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka forcuar lidhjen tonë dhe ka faktuar prezencën e shpërndarjen tonë, të farës shqiptare, me qenie, kulturë, prezencë dhe gjuhë. Urime!
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...