Efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ka kaluar në gjykim për akuzën vrasje më dashje të të riut Klodian Rasha.
Top Channel mëson se polici gjatë seancës paraprake përmes avokatëve kërkoi gjykim të shkurtuar dhe ndryshim të akuzës për vrasje në kapërcim të mbrojtës së nevojshme, por gjyqtari paraprak vendosi dërgimin në gjyq themeli për vrasje me dashje.
Ndërkohë Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje në seancë babait të Klodian Rashës.
Fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.
Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...