Ka shkuar në mbi 200 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi më i prekur në mesin e vendeve të Amerikës Latine.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 584 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 200.211, ndërsa me 5.787 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 2.214.542.
Në këtë mënyrë Meksika pas SHBA-së dhe Brazilit është vendi i tretë në botë që tejkalon mbi 200 mijë, numrin e viktimave me burim COVID-19.
Ndërkohë numri i të shëruarve në vend ka arritur në 1.752.125.
Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, renditet “vendi i 13-të në botë ku janë shënuar më shumë raste”./tch
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...