Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Pejë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 22:15 minuta në afërsi të rrethit tek Stacioni i Trenit.
Personi i plagosur është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.
Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat, mirëpo janë në ndjekje të autorit/autorëve të mundshëm, raporton telegrafi, transmeton portali arbresh.info
“Kemi një person të plagosur. Jemi në punë, nuk kemi diçka më shumë për media tash për tash”, tha Veton Elshani nga policia e rajonit të Pejës.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë