Policia e Kosovës ka realizuar dy operacione policore, ku kanë arrestuar 13 persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Operacioni i parë është realizuar në muajin tetor të vitit të kaluar ku si rezultat janë arrestuar tre persona, ndërsa i dyti gjatë ditës së sotme (24 mars), ku kanë përfunduar në pranga 9 persona.
Florie Hajra, drejtoreshë në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, tha se janë kontrolluar gjithsej 17 lokacione.

“Është realizuar operacioni i dytë i sukseshëm ndaj dy grupeve kriminale që lidhen me kontrabantë me migrantë dhe falsifikim me dokumete. Në operacionin e parë janë kontrolluar 5 lokacione kurse janë arrestuar 3 përsona në poperacionin e dytë janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 përsona. Në këto lokale janë gjetur makina për prodhim falsifikues të dokumenteve. Kjo është bërë në bashkëpunim me Europilin. Provat materiale do të shkojnë për ekzaminim në Agjencinë e Forenzikës”, tha Hajra./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit