Gjashtë muaj pas bastisjes në selinë qendrore të Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale do t’i kthejë pajisjet të cilat i kishte marrë kur kishte arrestuar kryesuesit e kësaj organizate, kryetarin Hysni Gucati, dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.
Faton Klinaku nga kjo organizatë ka kërkuar sqarime nga Prokuroria Speciale në Hagë se çfarë ka gjetur në këto pajisje.
Ai ka thënë se avokati i autorizuar, Tomë Gashi, do t’i marrë pajisjet të mërkurën në mëngjes në zyrat e Prokurorisë Speciale në Fushë-Kosovë.
Gucati dhe Haradinaj u patën arrestuar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa akuzohen për “pengim të drejtësisë”./ Arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...