Policia në Nju Jork është vënë në kërkim të një burri që urinoi një grua aziatike-amerikane brenda një treni gjatë fundjavës.

Viktima 25-vjeçare po udhëtonte me trenin drejt veriut rreth orës 1.30 pasditën e të shtunës, kur një burrë i maskuar, i veshur i gjithi me të zeza, iu afrua stolit ku ishte ulur ajo dhe e urioni, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

“Ai drejtoi penisin nga unë dhe kishte urinuar mbi dorën, çantën dhe xhaketën time”, citohet të ketë thënë gruaja.
Incidenti i ndyrë ndodhi një ditë pasi një i moshuar Sri Lankan u grushtua në fytyrë ndërsa po udhëtonte me trenin 1 në Manhattan.

Viktima ka deklaruar se asnjë nga pasagjerët përreth saj nuk tha dhe nuk ka bërë asgjë për t’i dalë asaj në mbrojtje.
Ndërsa sulmuesi i saj, të cilin ajo e përshkroi si një mashkull i bardhë në të 60-at, ishte gati të dilte nga treni në stacionin 75th Avenue, gruaja arriti ta bënte një foto të tij me celularin e saj.

Rastet e sulmeve mbi racën janë rritur ndjeshëm kohët e fundit në SHBA.
Kujtojmë se në SHBA së fundi kanë mbetur të vrarë 8 gra aziatike./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...