Lideri i Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës pas marrjes së detyrës së re, Glauk Konjufcën.
“Urime Glaukut për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve dhe gjithë votuesve të Kosovës. Glauku u kthye aty edhe ku e ka vendin, në ballë të sfidave dhe të përgjegjësive institucionale të Kuvendit. Ne jemi thellë të bindur se ai këtë pozicion do ta ushtrojë me përgjegjësi të plotë në shërbim të Kuvendit, qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Ky hap le të jetë një fillim i mbarë drejt zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saja”, ka shkruar Sela.
Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, dhe aktualisht po ushtron edhe detyrën e presidentit./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron