AstraZeneca është konfirmuar se është e sigurtë dhe shumë efektive kundër COVID-19.
Mbi 32 mijë vullnetarë kanë marrë pjesë në testimin që është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Kili dhe Peru.
Rezultatet e dala tregojnë për efikasitetin e lartë të kësaj vaksine.
AstraZeneca sipas këtyre rezultateve është 79 përqind efikase.
Rezultatet u publikuan nga kompania britanike/suedeze AstraZeneca, e cila ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.
Ato pritet t’i inkurajojnë disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca-s, pas disa raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku.
Pas një rishikimi, Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar javën e kaluar se vaksina është e sigurt dhe efektive.
AstraZeneca nuk është autorizuar ende për përdorim në SHBA dhe mund të mos nevojitet.
Në Shtetet e Bashkuara aktualisht përdoren tri vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson, përcjell Klan Kosova.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...