Ndonjëherë në ditë e shi ju i hapni rrobat brenda për t’u tharë, por kjo është e gabuar.
Nëse i thani rrobat tuaja në ambiente të mbyllura, ju rrisni lagështinë me rreth 30% , sipas Shoqatës së Astmës në Irlandë. Lagështia më e lartë mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të kërpudhave toksike.
“Një mjedis i lagësht stimulon rritjen e kërpudhave që mund të lëshojnë spore. Këto spore potencialisht mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek njerëzit ”, sipas një zëdhënësi të Shoqatës së Astmës.
Kërpudhat dhe sporet që lëshojnë shpesh nuk janë të dukshme me sy. Si rezultat, një person mund të përjetojë papritmas reagime të rënda alergjike, pa e ditur shkakun.
Jo të gjithë vuajnë nga një reagim nga kërpudhat dhe sporet, megjithatë, njerëzit me astmë dhe ata që janë më të ndjeshëm ndaj kërpudhave dhe sporeve, mund të përjetojnë një përkeqësim të simptomave të astmës. Kërpudhat gjithashtu mund të kenë një efekt negativ në lëkurë.
Ka dy zgjidhje për këtë situatë: ose thajini me tharësen e rrobave nëse keni ose nxirri në ambiente të hapura.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...