Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve.
Zidane ishte duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Celta Vigon, të cilën Reali e luan nesër në kaudër të La Ligas, shkruan lajmi.net.
Por, nuk munguan pyetjet për shortin.
“Ne i dimë vështirësitë e një ndeshje si ajo ndaj Liverpoolit, në këtë nivel çdokush është i vështirë”, tha ai.
“I njohim mirë, dhe ata do të na sfidojnë fizikisht, por ajo do vijë pas pushimit, kështu që ne jemi të fokusuar në ndeshjen e ardhshme ndaj Celtas”, tha Zidane.
“Futbolli është ky që është, unë dua ta shijoj çdo ditë, nuk më intereson çfarë thonë nga jashtë. Kjo ndeshje na motivon, dhe lojtarët kanë ambicie të tregojnë se janë më të mirët”, përfundoi Zinedine Zidane.
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%