Kryeministri britanik, Boris Johnson, do ta marrë dozën e parë të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” kundër Covid-19. Ky lajm erdhi pas vendimit të disa vendeve evropiane se do t’i rikthehen përdorimit të kësaj vaksine pasi rregullatori evropian vlerësoi se ajo është e sigurt.
Një grup shtetesh, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, i rishikuan vendimet e tyre për ndërprerjen e përkohshme të vaksinimit shkaku i shqetësimit rreth mpiksjes së gjakut pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve tha se vaksina e AstraZeneca-s është e sigurt dhe efektive.
Shefi i qeverisë britanike, Boris Johnson, pritet ta marrë dozën e parë të kësaj vaksine të premten, shkruan The Guardian.
“Vaksina e Oksfordit (e AstraZeneca-s) është e sigurt dhe vaksina e Pfizer-it është e sigurt. Gjëja që nuk është e sigurt është Covidi ngjitës, prandaj është e rëndësishme që të gjithë t’i marrim vaksinat sa më shpejt që na vjen radha”, deklaroi Johnson.
Franca, Italia dhe Gjermania kanë konfirmuar se do ta vazhdojnë vaksinimin me këtë vaksinë të premten, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Holanda kanë thënë se do të bëjnë një gjë të tillë nga java e ardhshme, ndonëse Spanja theksoi se mund të përjashtojë disa grupe të popullsisë nga vaksinimi.
Kryeministri francez, Jean Castez, gjithashtu pritet që të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s të premten.
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...