FIER- Demokrat Medinaj, 29 vjeç është gjetur i vdekur në landfillin e Fierit. Personi në fjalë është autori i krimit në familje, i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, 28 vjeç, në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Ndërkohë policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. Ai ishte shpallur në kërkim pikërisht për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Demokrat Medinaj dhe Irvana Hyka lanë pas dy fëmijë të mitur, ndërsa familjarët kanë konfirmuar se gruaja tashmë e ndjerë ishte në pritje të një fëmije tjetër pasi ishte 6 javësh shtatzënë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës